Roma e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Evan Ndicka, i cili ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin italian.
23-vjeçari ka lënë përshtypje në pesë sezonet e kaluara te Eintracht Frankfurti, por vendosi të largohej si lojtar i lirë duke tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane.
Giallorossët ndërhynë për ta mposhtur konkurrencën e Milanit duke i siguruar shërbimet e futbollistit nga Bregu i Fildishtë.
🖊 𝗡𝗘𝗪 𝗦𝗜𝗚𝗡𝗜𝗡𝗚 | Evan Ndicka 👋
Welcome to the Giallorossi! 🐺
#ASRoma— AS Roma English (@ASRomaEN) June 21, 2023
Kontrata e Ndickas me Romën është valide deri në qershor të vitit 2028, ndërsa e ka zgjedhur numrin 5 në fanellë.
“Projekti që më është ilustruar, së bashku me historinë dhe prestigjin e këtij klubi, më inkurajoi të vij në Romë, një qytet fantastik që e do dhe jeton për futbollin”.
“Mezi pres të dal në fushë në Stadio Olimpico para tifozëve të mi të rinj dhe të jem në gjendje të jap kontributin tim në arritjen e qëllimeve tona”, është shprehur me këtë rast futbollisti. /Telegrafi/
💬 “Overtime I was convinced that Roma’s plans were right for me.”
🎙 Watch Evan Ndicka’s first interview as a Giallorossi player!
🎥➡ https://t.co/UZuOSOVmv9#ASRoma pic.twitter.com/s97ZL4BPd9
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 21, 2023
“Despite his young age, Evan is already a mature player with a wealth of experience from one of the most prestigious leagues and he also played a key role in his previous club’s European success.”
💬 – Tiago Pinto
Read more 👇 https://t.co/PcMPEvQ73X#ASRoma pic.twitter.com/x6GIVYSK69
— AS Roma English (@ASRomaEN) June 21, 2023