Telegrafi

Zyrtare: Eros Grezda, lojtar i ri i Sibenikut

Klubi kroat, Sibenik ka njoftuar transferimin e sulmuesit nga Kosova, Eros Grezda.

Sulmuesi 26-vjeçar mbeti pa skuadër para disa ditësh, pasi shkëputi kontratën me Osijekun me marrëveshje të ndërsjellë.

Megjithatë, Grezda nuk ka mbetur pa skuadër, pasi ka nënshkruar me klubin tjetër kroat, Sibenikun.

Është vet Sebeniki, i cili ka njoftuar transferimin e gjakovarit me anë të faqes së tyre zyrtare.

“Eros, mirë se erdhe në Sibenik!”, shkruan në njoftimin e klubit kroat në Facebook.

Ndryshe, Grezda ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/