Sulmuesi nga Kosova, Eros Grezda ka nënshkruar kontratë me klubin Manisa Football Club që militon në Ligën e Parë Turke.
Grezda i është bashkuar futbollit turk, pasi ka zyrtarizuar transferimin e tij te Manisa, ekip që transferojë para disa ditësh edhe mbrojtësin David Domgjoni.
Është vet faqja e klubit turk që ka konfirmuar transferimin e Grezdës me anë të një postimi.
“Klubi ynë i futbollit Manisa ka nënshkruar kontratë 1+1 vjeçare me sulmuesin kosovar Eros Grezda”, thuhet në njoftim e klubit turk.
✍️ Ailemize Hoş Geldin Eros Grezda 🤝 pic.twitter.com/OqhQ8EB56Z
— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) July 27, 2022
I lumtur me nënshkrimin është shprehur edhe djaloshi nga Gjakova.
“Jam shumë i lumtur që vij në një klub të madh si Manisa Football Club. Jam në një klub të mirë dhe me projekt”.
“Shpresojmë që së bashku ta çojmë Klubin e Futbollit Manisa në Superligë, vendi që e meriton”, ka thënë Grezda pasi nënshkroi kontratën. /Telegrafi/
⚫⚪ Manisa Futbol Kulübümüz, Kosovalı hücum oyuncusu Eros Grezda’yı kadrosuna kattı. Hedefleri olan bir kulübe geldiğini belirten Grezda, “Manisa Futbol Kulübü’nü hak ettiği yer olan Süper Lig’e hep birlikte taşıyacağız” dedi.
Detaylar 👉 https://t.co/HVHzknEg1p pic.twitter.com/lQ5EdnSHP4
— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) July 27, 2022
⚫⚪ 𝓔𝓻𝓸𝓼 𝓖𝓻𝓮𝔃𝓭𝓪 ⚪⚫ pic.twitter.com/vMtgFfY4vX
— Manisa Futbol Kulübü (@ManisaFK) July 27, 2022