Telegrafi

Zyrtare: Eros Grezda rikthehet te NK Osijek

Eros Grezda edhe zyrtarisht është rikthyer te NK Osijek.

Lojtari shqiptar nuk kaloi koha të mira te Rangers, për t’u rikthyer kështu te skuadra kroate.

Do të jetë ky një rikthim për Grezdën tek Osijek dhe kampionati kroat, pasi edhe më parë kishte luajtur për këtë ekip.

Anësori kishte probleme edhe jashtë fushës në Skoci dhe Rangers nuk e toleroi më shumë.

Rangers e ka lënë të lirë Grezdën tek Osijek, ndërsa është arritur një marrëveshje mes dy klubeve që në shitjen e radhës së shqiptarit të fitoj edhe gjiganti skocez. /Telegrafi/