Telegrafi

Zyrtare: Erolld Belegu rizgjidhet kryetar i FKB-së (Foto)

Erolld Belegu është rizgjedhur kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës edhe për një mandat.

Me 37 vota pro dhe një kundër, Belegut iu besua drejtimi edhe për katër vite i institucionit më të lartë të basketbollit në Kosovë.

Belegu ishte kandidati i vetëm që u paraqitur për kreun e FBK-së.

Ai në krye të FBK-së është që nga gushtit i vitit 2013 dhe gjatë mandatit të tij të deritashëm ai së bashku me Bordin e FBK-së kanë punuar pandërprerë në zhvillimin e basketbollit kosovar në drejtime të ndryshme, por me theks të veçantë në punën me gjenerata të reja në të dyja konkurrencat, si në nivel të klubeve/shkollave ashtu edhe në nivel të Përfaqësueseve.