Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ermal Veliqi, lojtar i ri i Prishtinës

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me mbrojtësin e krahut, Ermal Veliqi, i cili vjen nga Drenica.

Klubi kryeqytetas ka vazhdua me përforcime, duke nënshkruar edhe me lojtarin e gjashtë në këtë afat kalimtar të verës.

Pas transferimeve si Albin Krasniqi, Drilon Islami, Eridon Maloku, Albion Kurtaj dhe Ardian Muja, Prishtina ka nënshkruar edhe me Veliqin.

Është vet faqja zyrtare e klubit bardhekaltër që ka njoftuar me anë të faqes zyrtare nënshkrimin e kontratës dyvjeçare me 21-vjeçarin drenicas.

Drejtori sportiv, Driton Krasniqi duke prezantuar Ermal Veliqin (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Njoftimi pa ndërhyje i Prishtinës

????̈?????? ????? ??????!

Mbrojtësi i krahut, Ermal Veliqi, është futbollisti më i ri që ka nënshkruar me FC Prishtinën.

Veliqi vjen në kryeqytet nga skuadra e KF Drenicës nga Skenderaj.

Futbollisti 21-vjeçar ka nënshkruar kontratë dy-vjeçare me Prishtinën ndërkohë që është prezantuar në ambientet e klubit nga drejtori sportiv, Driton Krasniqi.

Prishtina është përvoja e parë e Veliqit jashtë FC Drenicës, skuadër në të cilën është zhvilluar si futbollist duke luajtur në të gjitha grupmoshat.

Ermali tash e katër vite është pjesë e skuadrës së parë të Drenicës, kurse edicionin e fundit në Superligën e Kosovës i ka realizuar edhe dy gola dhe e ka bërë një asistim.

Ai shprehet i lumtur që i është bashkuar Prishtinës.

“Prishtina është klub i madh dhe me shumë traditë. Gjithmonë kam pasur dëshirë që të luaj për Prishtinën. Në këtë afat kalimtar kam pasur edhe shumë oferta të tjera, por atë të Prishtinës nuk mund ta refuzoja. Besoj se te Prishtina do të kaloj shumë mirë, ambienti duket pozitiv. Synimet me Prishtinën janë që të fitojmë trofe”.

/Telegrafi/  

Exit mobile version