Telegrafi

Zyrtare: Erjon Kastrati kalon te Union Olympia

Union Olympias ka bërë të ditur përforcimin e tyre më të ri.

Bëhet fjalë për Erjon Kastratin, lojtarin që pak ditë më parë e mori nënshtetësinë e Kosovës dhe e konfirmoi që do të luajë për përfaqësuesen e Kosovës.

Klubi slloven këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë zyrtare në Facebook, ku ka treguar se pjesë e ekipit për sezonin e ardhshëm do të jetë Kastrati.

Kastrati ishte pjesë e po të njëjtës skuadër edhe gjatë sezonit 2011/2012 kur ishte në fillimin e karrierës.