Telegrafi

Zyrtare: Eriksson përzgjedhës i Bregut të Fildishtë

Emërimi i Eriksson është pohuar edhe zyrtarisht mbrëmë nga Souleyman Alex Bamba, anëtar i federatës së futbollit të BF.

“Të vetëdijshëm për pritjet e mëdha të popullatës tonë, komiteti ekzekutiv është fokusuar në zgjidhjen dhe ka caktuar Sven Goran Erikson. Në mes tjerash, suedezi ishte përzgjedhës i Anglisë dhe Meksikës. Ai është një trajner me përvojë, i cili është dëshmuar në botën e futbollit”, ka thënë Bamba. /Telegrafi/