Vushtrri ka vazhduar me përforcime edhe në këtë javë, duke e prezantuar sulmuesin anësor të njohur për futbollin kosovar, Eri Lamçja.
Kjo do të jetë aventura e tij e dytë në Kosovë, pas një periudhe gjashtëmujore të kaluar te Drita.
“Sulmuesi 25 vjeçar i lindur në Elbasan, ka qenë pjesë e akademisë së KF Elbasanit, duke vazhduar më pas me klubet e KF Teutës së Durrësit dhe KF Luftëtarit nga Gjirokastra”.
“Në edicionin 2018/19 është transferuar në ekipin e KF Dritës nga Gjilani, ku pas qëndrimit 6 mujor transferohet të skuadra e KF Bylis nga Shqipëria”.
Vushtrria me trajnerin Bekim Shotani do të kërkojnë ta thonë fjalën e tyre në Superligë, pasi janë rikthyer pas tri vitesh mungesë. /Telegrafi/