Telegrafi

Zyrtare: Erdogan Celina largohet nga Liria

Erdogan Celina ka përfunduar marrëveshjen me klubin e Lirisë nga Prizreni.

Trajneri prizrenas ka konfirmuar largimin nga klubi, teksa nuk ka dhënë detaje shtesë të kësaj ndarje.

“Marrëveshja me Lirinë ka qenë deri në fund të këtij edicioni. Ajo ka përfunduar dhe tashmë jam larguar nga Liria”, ka thënë të mërkurën Erdogan Celina për Zëri.info.

Liria në këtë edicion nuk arriti që të mbijetojë në elitë duke e mbyllur kampionatin në pozitën e parafundit me 28 pikë.

Bardhezinjtë në edicionin e ardhshëm do të bëjnë gara në Ligën e Parë ndërsa nuk dihet se kush do ta drejtojë klubin.

Lexo po ashtu Zyrtare: Blendi Memaj përforcimi i parë i Llapit  

Ndryshe, Lirisë tashmë i është larguar edhe lojtari Blendi Memaj, i cili u transferua te klubi i Llapit. /Telegrafi/