Site icon Telegrafi

Zyrtare: Enrique rikthehet te Spanja

Luiz Enrique edhe zyrtarisht është rikthyer në postin e trajnerit të Spanjës.

Spanjolli u largua në verën që shkoi nga kreu i skuadrës së ‘Furisë së Kuqe’ fillimisht për shkaqe personale.

Më vonë u bë e ditur se vajza e tij ishte diagnostikuar me kancer, e që më pas fatkeqësisht ndërroi jetë.

Robert Moreno

Enrique kishte dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit, duke e lënë ndihmësin e tij Robert Morenon në krye të skuadrës.

Lexo po ashtu Moreno ndihet i tradhtuar me rikthimin e Enriques te Spanja

Ky i fundit e kualifikoi me sukses kombëtaren në Kampionatin Evropian, por që tani ka lëshuar rrugë për ish-strategun e Barcelonës.

Enrique tani do ta drejtojë Spanjën në Kampionatin Evropian që fillon në vitin e ardhshëm në ‘Stadio Olimpico’ të Romës dhe mbyllet në Wembley. /Telegrafi/

Exit mobile version