Skuadra e rikthyer në elitën e futbollit kosovar, Vushtrria ka vazhduar me përforcime.
Vushtrria ka njoftuar në orët e vona të mbrëmjes së 12 Korrikut për arritjen e marrëveshjes me ‘gardianin’ e njohur kosovar Enis Manxholli.
Portieri mitrovicas i cili së fundmi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës është ardhja e gjashtë e ish-kampionëve të vendit pas Rinor Karaqës, Petrit Tahirit, Kujtim Pantinës, Besfort Dervishajt, Qendrim Gashit dhe Bashkim Shalës.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e Vushtrrisë para disa minutave.
“Gardiani 33 vjeçar me përvojë nga Mitrovica, pas periudhës së gjatë në klubin KF Trepça 89, dhe disa klube tjera si KF Trepça, KF Besa e Pejës dhe KF Dukagjinit nga Klina, do të fillon një aventurë të re me Vushtrrinë, ne i dëshirojmë shumë suksese”, njofton faqja zyrtare e klubit.
Vlen të theksohet se vushtrriasit ua kanë vazhduar kontratat pothuajse të gjithë lojtarëve që bartën barrën kryesore edicionin e kaluar. /Telegrafi/