Mesfushori shqiptar Engjëll Hoti, që ka luajtur me Llapin dhe Trepçën ’89 e ka nisur një aventurë të re duke nënshkruar me Umraniyespor.
Ai i ka dhënë lamtumirën Polonisë ku kishte luajtur në sezonin e kaluar me klubin e LSK Lodz, ku shënoi katër gola në 30 ndeshje.
Mesfushori 27-vjeçar, është prezantuar në klubin e kategorisë së dytë turke te Umraniespor.
Ai është një ndër afrimet e para që ka bërë trajneri i këtij klubi, një emër i njohur i futbollit turk si Tuncay Sanli.
Hoti ka qenë edhe pjesë e Tiranës dhe Partizanit në Shqipëri, ndërsa karrierën e ka nisur në Gjermani si fëmijë. /Telegrafi/