Telegrafi

Zyrtare: Enes Unal transferohet te Villarreali

Villarreali ka njoftuar se ka nënshkruar me Enes Unal nga Manchester City.

Sulmuesi turk ishte i huazuar te Twente nga klubi anglez dhe me paraqitet e tij në Eredivisie bindi klubin anglez t’i jep një mundësi.

Lexo po ashtu Sulmuesi turk i Twentes me mesazh emocionues në përkrahje të Celinës, ylli i fundit ia kthen me shumë dashuri (Foto)

20-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, ndërsa raportohet se është blerë për 15 milionë euro.

Sezoni 2016/17 i Enes Unal te FC Twente në Eredivisie: 32 ndeshje, 18 gola dhe tre asistime.

Ai më herët ishte i huazuar edhe te Genk dhe NAC Breda. /Telegrafi/