Site icon Telegrafi

Zyrtare: Emir Sahiti transferohet te Hajduku i Splitit

Futbollistët shqiptarë po vazhdojnë të fitojnë kontrata nëpër klube të njohura evropiane.

I fundit që ka bërë hapin e madh në karrierë është prishtinasi i talentuar Emir Sahiti.

Sahiti ishte pjesë e skuadrës maqedonase Rabotnicki, ndërsa tani iu është bashkuar gjigantit kroat Hajduk Split.

Shuma e këtij transferimi nuk është bërë publike, ndërsa njoftimin e ka dhënë vet futbollisti.

Ai nëpërmjet faqes së tij zyrtare ka konfirmuar transferimin tek Hajduku në Kroaci.

“Të dashur miq që sot jam pjesë e klubit të madh të Ballkanit, Hajduk Split”, ka shkruar Sahiti.

Ai tutje ka falënderuar të gjithë që i mundësuan transferimin tek gjiganti kroat.

“Si filli falënderojë Zotin, familjen time, menaxherët e mi dhe po ashtu edhe klubin Rabotnicki”, ka shkruar Sahiti.

Tek Hajduku ylli i ri prishtinas do ta gjejë edhe mbrojtësin e Kosovës, Ardian Ismajli. /Telegrafi/

Exit mobile version