Ekipi prishtinas i është besuar Emin Bajramit, i cili e kishte udhëhequr këtë skuadër edhe në të kaluarën. Këtë e ka konfirmuar vet trajneri kosovar.
“Nga sot, unë do të jem trajner i Hajvalisë. Kryesia e klubit më kontaktoi dhe ma besoi mua postin e trajnerit”, deklaroi fillimisht Bajrami për Express.
“Synim yni është mbijetesa, ndërsa do të mundohemi ta fitojmë edhe Kupën e Kosovës, nëse na krijohen mundësitë. Kemi ekip solid, të cilin do ta kishte lakmi çdo trajner kosovar, por deri tash na ka munguar fati”, vazhdoi Bajrami, i cili deri tash ishte bashkëpunëtor i Isufit.
Aktualisht Hajvalia gjendet në pozitën e fundit në Superligë me vetëm 5 pikë të grumbulluara, nga 7 ndeshje të zhvilluara. /Express/Telegrafi/