Telegrafi

Zyrtare: Emery, trajner i gjigantit evropian (Foto)

Paris Saint-Germain zyrtarisht ka emëruar Unai Emeryn si trajner të ri të klubit, pas largimit të Laurent Blanc.

Trajneri spanjoll, që u largua nga Sevilla në fund të sezonit, ka nënshkruar kontratë me klubin e ri që e mban atë në Paris deri në qershor të vitit 2018.

Emery e kishte fituar tri herë radhazi Ligën e Evropës.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Më të pritet që kësaj skuadra t’i bashkohet edhe mesfushori polak Grzegorz Krychowiak. /Telegrafi/