Trajneri spanjoll, Unai Emery është shkarkuar nga detyra e tij te Arsenali.
Emery erdhi para 18 muajve në krye të Arsenalit si pasues i trajnerit legjendar, Arsene Wenger, i cili drejtoi klubin për 22 vite.
Megjithatë, spanjolli nuk arriti të plotësoj pritshmëritë e klubit londinez dhe tashmë është shkarkuar nga detyra.
Është vet klubi nga Emirates që ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare pushimin nga puna të trajnerit Emery.
Club statement: Unai Emery
— Arsenal (@Arsenal) November 29, 2019
“Ne [Arsenali] njoftojmë sot që është marrë vendimi për të ndarë rrugët me trajnerin tonë Unai Emery dhe ekipin e tij stërvitës”, thuhet në njoftimin e klubit anglez.
Ndryshe, suksesi më i madh i spanjollit ishte sezonin e kaluar, kur dërgoi Arsenalin deri në finale të Ligës së Evropës, ku u mposht nga Chelsea.
Pasues i tij më i mundshëm duket të jetë ish-legjenda e klubit, Freddie Ljungberg. /Telegrafi/