Emanuele Ndoj kalon te Bologna.
Kështu ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit Sokol Haxhia përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook.
Mesfushori luan aktualisht te Brescia në Serinë B, skuadër që e bleu nga Roma për 1 milion euro.
Ndoj do të qëndrojë te Brescia deri në fund të sezonit, për t’iu bashkuar më pas bolonjezëve më 1 korrik. /Telegrafi/