Telegrafi

Zyrtare: Elvis Rexhbecaj vazhdon kontratën me Wolfsburgun

Mesfushori shqiptari Elvis Rexhbeçaj e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2023 me Wolfsburgun.

Rexhbeçaj që pritet t’i bashkohet Kosovës është pjesë e klubit që nga mosha 12 vjeçare.

Ai është ndarë i lumtur me rinovimin dhe këtë e ka shprehur për faqen e klubit.

“I detyrohem gjithçka Wolfsburgut në aspektin sportiv. Këtu kam pasur mundësinë të zhvillohem në nivele të larta dhe në kushtet më të mira”.

“Wolfsburgu prej shumë kohësh është kthyer në shtëpi për familjen time dhe mua. Kështu që ishte e qartë se doja të zgjasja kontratën me klubin këtu dhe të bëj më mirën time”, ka thënë ai për faqen zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Leedsi dhe Norwichi pas Elvis Rexhbeqajt

Të kënaqur janë edhe në klub që Rexhbeçaj ka nënshkruar me ta kontratën e re.

Që nga sezoni 2017/2018 ai është pjesë e ekipit të parë.

Këtë sezon është aktivizuar në 23 ndeshje në Bundesligë ku 12 prej tyre si startues, ku ka shënuare dhe një gol. /Telegrafi/