Arsenali ka njoftuar se ka arritur marrëveshje të re me Mohamed Elnenyn.
Lojtari do të qëndrojë deri në vitin 2023 në Emirates, ndërsa ai është shprehur tejet i lumtur me kontratën e re.
“Mesfushori Mohamed Elneny po zgjat qëndrimin e tij me ne”, thuhet fillimisht në komunikatën e Arsenalit.
“Mo, 29 vjeç, ka qenë një anëtar kyç i skuadrës që kur u bashkua me ne nga Basel në 2016. Ai ka bërë 147 paraqitje, duke shënuar pesë gola dhe duke kontribuar 10 asistime”.
“Mo, egjiptiani i parë që ka luajtur për klubin, ka 93 paraqitje ndërkombëtare në emër të tij”.
✊ Committed to The Arsenal
✍️ We're delighted to announce Mo Elneny has signed a new deal
— Arsenal (@Arsenal) May 25, 2022
“Ai bëri debutimin e tij në Arsenal në një fitore 2–1 kundër Burnley në Kupën FA në janar 2016 dhe ishte në skuadrën fituese të FA Cup 2016/17”.
“Ai ishte gjithashtu pjesë e ekipit që fitoi FA Community Shield në 2017 dhe 2020 dhe na ndihmoi të arrijmë në finalen e UEFA Europa League 2018/19 në Baku”, thuhet më tej në njoftimin e tyre. /Telegrafi/