Sulmuesi shqiptar Elmedin Rama i cili deri më tani aktivizohej në ekipin e dytë të Slavia Pragës ka ndërruar ambient.
Rama tashmë edhe zyrtarisht është bërë pjesë e ekipit të elitës së futbollit çek, Pardubice.
Këtë e bëri të ditur vet klubi çek përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme (e hënë).
“Sulmuesi i rezervave të Slavia Pragës, Elmedin Rama, ka marrë lejen për të nisur përgatitjet dimërore në Pardubice”.
“Ne do t’iu informojmë për aktivitetet tjerat të sulmuesit të Shqipërisë në klubin tonë”, thuhej në njoftimin e tyre.
ℹ️ | Útočník rezervy pražské Slavie 𝗘𝗹𝗺𝗲𝗱𝗶𝗻 𝗥𝗮𝗺𝗮 dostal svolení zahájit zimní přípravu v Pardubicích!
O dalším působení albánského forvarda na východě Čech vás budeme informovat. pic.twitter.com/YyCnpfcx7b— FK Pardubice (@FK_Pardubice) January 6, 2025
Kujtojmë se Rama ishte transferuar tek Slavia Praga në verën e vitit 2023 nga klubi mitrovicas Trepça.
Ndonëse tregoi disa paraqitje të mira për ekipin e dytë të gjigantit çek, Rama nuk ia doli të bëhej pjesë e ekipit të parë.
Këtë sezon ai ka pasur nëntë paraqitje në kategorinë e dytë të futbollit çek, ku ka arritur të shënojë tri gola./Telegrafi/