Telegrafi

Zyrtare: El Shaarawy rikthehet te Roma

Klubi italian, Roma ka njoftuar nënshkrimin me sulmuesin Stephan El Shaarawy, i cili kthehet në klub pas një vit e gjysmë.

Reprezentuesi italian ishte larguar nga Olimpico në verën e vitit 2019 për t’u bashkuar me kinezët Shanghai Shenhua.

Megjithatë, ‘magjia’ e tij në Kinë nuk ka zgjatur shumë dhe tani është kthyer në klub si një lojtar i lirë.

Rikthimi dhe zyrtarizimi si lojtar i ri i Giallorossëve është konfirmuar nga vet klub italian me anë të faqeve zyrtare.

“AS Roma është e kënaqur të njoftojë kthimin e Stephan El Shaarawy në klub”, thuhet fillimisht në njoftimin zyrtar të klubit.

“Reprezentuesi i Italisë ribashkohet me Giallorossët për një magji të dytë, pas kohës së tij të suksesshme në kryeqytet nga 2016-19”, mbyllet njoftimi i Romës. /Telegrafi/