Telegrafi

Zyrtare: “El Loco” në moshën 42-vjeçare bëhet me klub të ri, thyen rekordin e Guinnesit

Ish-lojtari uruguaian, Sebastian Abreu, i njohur më mirë si El Loco (i çmenduri), nënshkroi sot kontratën e 28 në karrierën futbollistike.

Abreu, i cili ka 42 vjet, u bë lojtar i ri i skuadrës braziliane, Rio Branco dhe me këtë rast u regjistrua në Librin e Rekordeve të Guinness si lojtar që ndryshoi më së shumti klube gjatë karrierës si futbollist profesionist.

Në Guinness, El Loco kishte hyrë me rastin e ndërrimit të ambientit për herë të 26 dhe tani vetëm ka konsoliduar pozitën.

Në fakt, ai ka ruajtur titullin e lojtarit të futbollit që ka luajtur për më së shumti ekipe në historinë e këtij sporti, përkatësisht 28 klube në 11 vende të ndryshme.

Uruguaiani kaloi pjesën më të madhe të karrierës në Amerikën e Jugut, por gjithashtu u paraqit në klubet evropiane të tilla si Deportivo La Coruna, Aris, Beitar Jerusalem dhe Real Sociedad.

Ndryshe, ai ka luajtur 70 ndeshje edhe për kombëtaren e Uruguait dhe ka shënuar 26 gola. /Telegrafi/