Site icon Telegrafi

Zyrtare: Egzon Sinani i bashkohet Ballkanit

Ballkani i Therandës ka transferuar edhe një futbollist tjetër.

Fjala është për qendërmbrojtësin e njohur Egzon Sinani, që tanimë është prezantuar tek klubi nga Theranda.

Sinani ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare me klubin therandas.

Qendërmbrojtësi më parë ka qenë pjesë e Llapit nga ku iu bashkua Ballkanit.

“Qendër mbrojtësi Egzon Sinani ka ndërruar ngjyrat, nga ato blu të KF Llapit ka vendosur të vishet portokall, duke nënshkruar kontratën 2 vjeçare me FC Ballkani”.

“Egzoni shquhet me mentalitet fitues, këmbëngulës dhe insistues”, thuhet në njoftimin e klubit të Ballkanit. /Telegrafi/

Exit mobile version