KB Peja tashmë kanë angazhuar trajnerin kroat, Edi Dzelalija, i cili do ta udhëheq skuadrën në sezonin 2020/21.
Lajmin e ka dhënë vet ekipi pejanë përmes faqes zyrtare në “Facebook”, duke treguar edhe sukseset e strategut kroat.
“ Kroati Edi Dzelalija vjen nga Liga e Parë e Kampionatit Kroat. Në sezonin e vitit 2018/2019 ka qenë trajner i përfaqësueses së Kuvajtit dhe vjen në Pejë pas udhëheqjes së klubit KK Sibenka në sezonin e kaluar”.
“Edi në vitin 2012 është përzgjedhur si Trajneri më i mirë Kroat i vitit. Welcome Edi”, ka shkruar KB Peja.
KB Peja është duke bërë përgatitje të madhe për edicionin e ri, ku ka vazhduar me dy yjet e basketbollit shqiptar, Dardan Berishën dhe Drilon Harizin. /Telegrafi/