Telegrafi

Zyrtare: Edhe një yll anglez humb evropianin

Roy Hodgson ka marr edhe një lajm të hidhur para evropianit France 2016.

Pas Alex Oxlade-Chamberlain, trajneri i kombëtares angleze nuk mund të llogaritet edhe në shërbimet e sulmuesit të Arsenalit, Danny Welbeck.

Ky i fundit pësoi një lëndim në takimin kundër Manchester Cityt, e cila përfundoi me rezultat 2:2, transmeton Telegrafi.

Ai ka lënduar këmbën e majtë dhe kjo do ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth nëntë muaj dhe kjo do ta bëjë që sulmuesi të humbet kampionatin evropian.

Kujtojmë se edhe më parë 25-vjeçari kishte pësuar lëndim, e cila e kishte mbajtur jashtë aksionit pë rreth një muaj. /Telegrafi/