Atletico Madridi ka zyrtarizuar blerjen e Nicolas Gaitan të Benficas.
Klubi spanjoll ka qenë një kohë të gjatë në bisedime me argjentinasin, ndërsa sot e ka konfirmuar si transferimin e tyre të parë.
“Atletico Madridi dhe Benfica kanë arritur marrëveshje për transferimin e Nicolas Gaitanit”, shkruhet në komunikatën e klubit nga Madridi.
Kujtojmë se për lojtarin në fjalë interesohej që një kohë të gjatë Manchester Unitedi, por argjentinasi zgjodhi La Ligan.