Evertoni ka konfirmuar se Sean Dyche është trajneri i tyre i ri.
Klubi anglez shkarkoi Frank Lampardin para pak ditësh shkaku i rezultateve të dobëta, ndërsa sot (e hënë) është bërë me trajner të ri.
“Klubi i Futbollit Everton mund të konfirmojë emërimin e Sean Dyche si trajner i ri i ekipit të meshkujve”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Dyche ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë deri në qershor të vitit 2025 dhe do të marrë përgjegjësinë për herë të parë për ndeshjen e Bluve në Ligën Premier kundër Arsenalit në Goodison Park të shtunën më 4 shkurt”.
“Një nga trajnerët më të respektuar dhe më me përvojë të Ligës Premier, Dyche do të mbështetet nga ish-anësori i Nottingham Forest, Ian Woan si ndihmës trajner, ish-reprezentuesi anglez Steve Stone si trajner i ekipit të parë dhe Mark Howard si trajner teknik. Të tre anëtarët e stafit kanë punuar më parë me Dyche në Burnley”, vazhdon njoftimi i tyre. /Telegrafi/
We can confirm the appointment of Sean Dyche as our new Men’s Senior Team Manager!#EFC 🔵
— Everton (@Everton) January 30, 2023