Telegrafi

Zyrtare: Dy qytetarë të Gostivarit të vdekur dhe katër të infektuar

Dy persona nga një fshat i Gostivarit kanë vdekur në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata janë sjellë në gjendje të rëndë dhe me temperaturë të lartë, diare, dhe të vjella. Në klinikë ka edhe katër persona të tjerë të cilët janë të hospitalizuar, dhe janë nga i njëjti rajon, por me një situatë pak më të lehtësuar.

Kjo u bë e ditur nga Zvonko Milenkoviq, drejtor i Klinikës së sëmundjeve Infektive.

Para mediave, Miolenkoviq sqaroi se të vdekurit janë meshkuj, të moshës 50 dhe 23 vjeçare. Ata kanë patur probleme me mëlçinë e zezë, veshkat dhe me kuagulim të gjakut.

Drejtori sqaroi se në Klinikën Infektive nuk ka karantinë, porse janë izoluar katër rastet tjera, duke shtuar se nuk ka vend për panikë në opinion. Janë ndërmarrë masat për t’u gjetur shkaqet që sollën deri te vdekja e dy personave dhe infektimi i katër të tjerëve./Telegrafi/