Fiorin Durmishaj është larguar nga Panionios dhe ka nënshkruar për gjigantin grek, Olympiakos.
Sulmuesi i lindur në Tiranë bëri një sezon shumë pozitiv me Panionos, ku në 27 ndeshje në kampionat, shënoi gjashtë gola.
Paraqitjet e tij kanë bërë që Olympiakos të sigurojë kartonin e tij, duke e parë si lojtarin e duhur për të ardhmen.
22-vjeçari ka luajtur për Shqipërinë U21 disa ndeshje, por zgjodhi kombëtaren e Greqisë për të përfaqësuar.
Kjo bëri bujë të madhe, pasi prej lojtarit pritej shumë.
Ai deri tani me grekët është grumbulluar tri herë, por duke mos luajtur asnjë minutë. /Telegrafi/