Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dukagjini transferon tri futbollistë të Vëllaznimit

Dukagjini i Klinës ka vazhduar misionin e përforcimeve, derisa këtë herë ka zyrtarizuar tre lojtar nga Vëllaznimi i Gjakovës.

Për Dukagjinin kanë nënshkruar portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori Jeton Dushi. Lajmi e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit nga “18 Qershori”.

“Arrihet marrëveshja, treshja e Vëllaznimit nga Gjakova bashkohet me klubin tonë. Portieri Altik Muhaxhiri, mbrojtësi Ilir Syla dhe mesfushori ofanziv Jeton Dushi prej sot janë pjesë e Dukagjinit”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga KF Dukagjini

“Ata siç dihet për një kohë të gjatë ishin pjesë e skuadrës nga Gjakova, edhe gjatë kohës sa Vëllaznimi ishte në Superligë. Duke llogaritur përvojën e tyre të gjatë ne futbollin e Kosovës besojmë në suksesin e tyre me ngjyrat bardhë e gjelbër”, thuhet në njoftimin e klubit.

Deri më tani Dukagjini ka zyrtarizuar edhe Elton Basriun dhe Ilir Mustafën.

Kujtojmë që klubi nga Klina si trajner e ka angazhuar Xhengiz Rexhepin. /Telegrafi/

Exit mobile version