Dukagjini i Klinës ka vazhduar me transferime gjatë afatit kalimtar të janarit.
Skuadra nga Klina ka kompletuar transferimin e sulmuesit malazez, Stefan Nikolic.
Telegrafi ditë më parë kishte raportuar ekskluzivisht për marrëveshjen mes palëve, derisa sot ka ardhur zyrtarizimi.
31-vjeçari që luan në pozitën e sulmuesit qendror ka një karrierë të pasur në futbollin evropian.
Ai ka luajtur për Steauan e Bukureshtit, CSKA Sofian, Sutjeskan e Malit të Zi, NK Istran nëKroaci e Melaka në Malajzi.
Nikolic pritet t’i shtojë kualitetin repartit ofensivë të skuadrës së Armend Dallkut. /Telegrafi/