Site icon Telegrafi

Zyrtare: Dukagjini nënshkruan me tre lojtarë brenda një dite

Dukagjini i Klinës që është i fundit në renditje të Superligës, ka zyrtarizuar sot tre lojtarë të rinj.

Bëhet fjalë për Diellon Besenin, Blendi Memajn dhe Erblind Mulaj.

Diellor Beseni ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit. Luan si mesfushor dhe llogaritet si një prej talenteve më të mëdhenj në Kosovë.

Përforcimi tjetër është Blendi Memaj, i cili sezonin e shkuar ishte pjesë e Llapit.

Memaj luan ne pozitën e mesfushorit sulmues.

Erblind Mulaj vjen nga skuadra e Onixit. Mulaj dikur ka qenë pjesë e Dukagjinit dhe luan si mesfushorë krahu.

Dukagjini ka liruar disa lojtarë pas mbylljes së stinorit vjeshtore. /Telegrafi/

Exit mobile version