Dukagjini i Klinës ka vazhduar me transferime cilësore gjatë afatit kalimtar të janarit.
Emri i ri që është prezantuar nga klinasit është ai i mesfushorit të mirënjohur Mentor Zhdrella.
Mesfushori i famshëm kosovar ishte pa klub në gjashtë muajt e fundit shkaku i një lëndimi.
Ish-anëtari i Hysit, Prishtinës, Feronikelit dhe Llapit pritet ta përforcojë dukshëm mesfushën e Dukagjinit për stinorin pranveror.
Postimi i plotë nga kubi:
????? ????̈ ?? ??????? ?????̈???ℎ?? ??ℎ? ????????ℎ? ?? ????̈? ℎ???̈ ???????????? ?? ??̈ ????̈ ?? ????????? ? ??????̈?.
Mentori ka një karrierë të pasur ne futbollin Kosovarë, ai ne të kaluarën ishte pjesë e shumë skuadrave ne futbollin e tonë, duke u paraqitur me disa klube te ndryshme, “Hysi”, “Prishtina”, “Feronikeli”, janë vetëm disa nga klubet me të cilat ai është aktivizuar ne të kaluarën. Klubi i fundit me të cilin është paraqitur Zhdrella për një periudhë katër vjeçare është skuadra e KF Llapit, klub ne të cilin ishte edhe si kapiten ne dy edicionet e fundit. Mentori ishtë përballur me një lendim i cili e la jashtë fushave të gjelbërta për disa muajë, dhe tash pasi e ka tejkaluar do të jetë një ndihmesë e madhë per klubin me përvojën e tij dhe karrierën e pasur që ka pas vete.
?????? ????̈?????? ?? ????̈????̈ ??????̈???????̈??.
/Telegrafi/