Telegrafi

Zyrtare: Drita vazhdon me përforcime, Arbër Shala rikthehet nga Shqipëria për të nënshkruar me kampionin

Drita ka zyrtarizuar edhe një futbollist për edicionin e ri.

Pasi transferoi njëri nga sulmuesit më të mirë në vend, Betim Haxhimusën gjilanasit nuk janë ndalur me kaq.

Bardh e kaltërtit kanë zyrtarizuar mbrojtësin rahovecian Arbër Shala.

Shala në dy stinorët e fundit ishte pjesë e kampionatit shqiptar ku shkëlqeu me fanellën e Laçit.

Mbrojtësi i krahut të majtë ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me kampionin kosovar.

Për Shalën ky është një rikthim në elitën e futbollit kosovar.

Majtaku vite më parë ishte pjesë e rivalit lokal të Dritës, Gjilanit ku shkëlqeu me paraqitjet e tij. /Telegrafi/