Telegrafi

Zyrtare: Drita vazhdon me Fidan Gërbeshin

Foto: FC Drita/Facebook

Drita ka konfirmuar se i ka vazhduar kontratën Fidan Gerbeshit edhe për një edicion tjetër.

Klubi gjilanas është ndarë i kënaqur me lojën që ka treguar në këtë sezon zëvendës kapiteni i tyre, duke arriti një akordim për rinovim kontrate.

“Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me njërin prej lojtareve me te rëndësishëm, qendërmbrojtësin dhe njëherit zëvendës kapitenin Fidan Gerbeshi”.

VAZHDOJMË ME FIDANINSot kemi arritur marreveshje per vazhdimin e bashkepunimit me njerin prej lojtareve me te…

Publiée par Drita FC sur Dimanche 2 août 2020

“Fidani ishte njeri prej me meritoreve qe klubi jone arriti titullin kampion, gjithashtu se bashku me lojtaret e tjerë ne mbrojtje, arriti qe ta shpalle mbrojtjen me te mire te sezonit me më se paku gola te pranuar ne lige”.

“Tash na pret nje sfide e rëndësishme ne garat ndërkombëtare, andaj me Fidanin do te jemi me te sigurt ne fazën defanzive”, thuhet në njoftimin e kampionit të Superligës.

Drita është e fokusuar tani në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve që fillojnë në këtë muaj, ku do të përballet me Inter Club d’Escaldes nga Andora. /Telegrafi/