Drita ka konfirmuar se i ka vazhduar kontratën Fidan Gerbeshit edhe për një edicion tjetër.
Klubi gjilanas është ndarë i kënaqur me lojën që ka treguar në këtë sezon zëvendës kapiteni i tyre, duke arriti një akordim për rinovim kontrate.
“Sot kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit me njërin prej lojtareve me te rëndësishëm, qendërmbrojtësin dhe njëherit zëvendës kapitenin Fidan Gerbeshi”.
“Fidani ishte njeri prej me meritoreve qe klubi jone arriti titullin kampion, gjithashtu se bashku me lojtaret e tjerë ne mbrojtje, arriti qe ta shpalle mbrojtjen me te mire te sezonit me më se paku gola te pranuar ne lige”.
“Tash na pret nje sfide e rëndësishme ne garat ndërkombëtare, andaj me Fidanin do te jemi me te sigurt ne fazën defanzive”, thuhet në njoftimin e kampionit të Superligës.
Drita është e fokusuar tani në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve që fillojnë në këtë muaj, ku do të përballet me Inter Club d’Escaldes nga Andora. /Telegrafi/