Drita ka njoftuar se ka transferuar Dilyan Georgiev.
Sipas njoftimit të tyre në faqen zyrtare në Facebook, lojtari 21-vjeçar u është bashkuar atyre direkt në fazën përgatitore.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin (pa ndërhyrje) të Dritës:
Dilyan Georgiev bashkohet me ne
Klubi jonë FC DRITA ka arritur marrëveshje me lojtarin Dilyan Georgiev.
Georgiev është 21 vjeqar dhe vjen nga Sofia e Bullgarisë.
Luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe sezonin e fundit luajti me ekipin e Sportis Svoge në ligën e parë të Bullgarisë ku brenda një sezoni zhvilloi 34 ndeshje.
Dilyan i është bashkuar sot ekipit në Bansko për të vazhuar me fazen përgaditore. /Telegrafi/