Telegrafi

Zyrtare: Drita rinovon kontratën e Astrit Fazliut

Drita ka njoftuar zyrtarisht se ka rinovuar kontratën edhe për një vit me sulmuesin nga Ferizaj, Astrit Fazliu.

Fazliu ishte njëri nga lojtarët më të dalluar të klubit gjilanas në vitet e fundit, ku fituan titullin kampion para dy sezonesh, ndërsa në sezonin e fundit përfunduan si nën-kampion pas Prishtinës.

Paraqitjet e mira dhe përvoja e tij kanë bërë që Drita të rinovojë kontratën e Fazliut.

Njoftimi i rinovimit erdhi zyrtarisht nga Drita me anë të rrjeteve sociale.  

“Astrit Fazliu ka vazhduar edhe për një vit kontratën me klubin. Astriti ishte njëri prej lojtarëve me më së shumti minuta sezonin që lamë pas dhe njëri prej lojtarëve më të rëndësishëm të klubit andaj do të vazhdojë të jetë me ne edhe vitin që vjen”, thuhet në njoftim.

/Telegrafi/