Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar zyrtarisht rikthimin nga huazimi të mbrojtësit Benjamin Agyare, i cili në sezonin vjeshtor luajti te Drenica.
Drita ka rikthyer në radhët e veta mbrojtësin shtatlartë Agyere, pas vetëm katër mujave të kaluar në huazim te Drenica.
Agyera erdhi në verën e kaluar si përforcim të Drita, e cila u bind për ta rikthyer pas vetëm 13 paraqitjeve me kuqezinjtë.
Postimi pa ndërhyrje i Dritës
Benjamin Agyare vishet bardhë e kaltër
Benjamin Agyare rikthehet tek klubi ynë pas nje huazimi katër mujor te Drenica.
Agyare kishte nënshkruar me ne në verën e vitit kaluar deri me 30.06.2025 dhe më pas u huazua tek Drenica për të debutuar në shperligën e Kosovës.
Tek Drenica ka zhvilluar 13 ndeshje në total dhe tani është bashkuar me ekipin ku do të filloj përgaditjet për stinorin pranveror.
Agyare më parë ka qenë pjesë edhe e kampionatit shqiptar, te skuadra e Apolonis së Fierit.
Welcome Benji Cross
/Telegrafi/