Drita nuk e ka ndërmend të ndalet duke u përforcuar për edicionin e ri.
Kampionët e Kosovës kanë fituar garën për të nënshkruar me portierin nga Shqipëria, Edvan Bakaj.
Ka qenë faqja zyrtare e klubit që ka zyrtarizuar afrimin e Bakajt.
Ishte drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli që ka prezantuar Bakajn në stadiumin e qytetit në Gjilan.
Bakaj ka nënshkruar kontratë një vjeçare me kampionët e Kosovës.
Portieri shqiptar së fundmi ishte pjesë e skuadrës tjetër nga Kosova, Liria e Prizrenit.
Më parë Bakaj ka luajtur edhe për Besën e Kavajës, Laçit dhe Tiranës. /Telegrafi/