Ricardo Verza De Souza është lojtari më i ri i kampionin në fuqi të Superligës së Kosovës, Dritës nga Gjilani.
Kampioni aktual i Kosovës ka vazhduar edhe më tutje me përforcimin e skuadrës për sezonin e ri, i cili nisi në fundjavën e kaluar.
Kësaj radhe, Drita ka goditur duke transferuar qendërsulmuesin brazilian, De Souza”.
“Nga sot zyrtarisht pjesë e klubit tonë do të jetë lojtari nga Brazili Ricardo Verza De Souza”.
“Verza është lojtar qendër-sulmues”.
“Tek ne qëndron një (1) vit në formë huazimi nga skuadra braziliane Goias EC në Serie B”.
“Tani klubi ynë është më kompletuar dhe i gatshëm për këtë kampionat shumë të fortë dhe me kundërshtarë mirë të përforcuar!”
“Ne do të vazhdojmë të punojmë që të përmirësojmë në vazhdimësi lojën tonë”, thuhet në njoftimin e klubit gjilanas. /Telegrafi/