Telegrafi

Zyrtare: Drita përforcohet me reprezentuesin e Kosovës, Lirim Memën

Skuadra gjilanase Drita ka bërë edhe një përforcim para fillimit të edicionit pranveror në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit kanë transferuar mbrojtësin e Kosovës U21, Lirim Mema.

Mema së fundmi ka qenë pjesë e Flamurtarit të Vlorës, teksa u nda me kuqezinjtë në janar dhe si lojtar i lirë iu bashkua Dritës.

Gjatë karrierës së tij Mema ka luajtur edhe në futbollin gjerman me skuadrën Eintracht Braunschweig.

22-vjeçari ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me Dritën dhe do të jetë pjesë e bardhekaltërve deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/