Drita ka prezantuar edhe transferimin e dytë brenda ditës së sotme.
Gjilanasit pasi kishin zyrtarizuar sulmuesin Irogue, tanimë kanë prezantuar edhe mbrojtësin e djathtë, nigerianin Henry Austine.
22-vjeçari luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe vjen nga ekipi Menemenspor që bënë gara në ligën e parë turke.
Henry Austine ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me ekipin derisa është shprehur i lumtur që është pjesë e Dritës.
“Për mua është kënaqësi e madhe të jem pjesë e një klubi që është kampion dhe që lufton për trofe. Shpresoj që të bëj më të mirën për klubin dhe për tifozët e që me sa kam informacion janë më të mirët e këtij vendi”, ka deklaruar Austine.
Vlen të theksohet se dy lojtarët e zyrtarizuar sot nga Drita kanë qenë në provë tek kampioni në fuqi i Kosovës, por ata e kanë bindur me cilësitë e tyre trajnerin Nuhiu. /Telegrafi/