Drita ka vazhduar me përforcime pasi do të tentojë ta mbrojë titullin e kampionit të fituar në edicion që sapo lamë pas.
Klubi gjilanas ta një ditë pasi u eliminua nga Dedelange në raundin e dytë të Ligës së Evropës, ka nënshkruar me futbollistin brazilian Edenilson Bergonsi.
Bergonsi nuk është fytyrë e panjohur për gjilanasit pasi ka qenë pjesë e Dritës për gjysmësezoni në fund të vitit 2016.
“Edenilson Bergonsi është transferi i radhës për sezonin 2018/2019. Bergonsi ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën tonë dhe nga e hëna pritet që të fillojë stërvitjet me grupin”.
“Ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese në objektivat tona për stinorin e ri. Wellcome Edi”, thuhet në njoftimin klubit të Dritës.
Lojtari mund të debutojë në ndeshjen e Superkupës ndaj Prishtinës me 13 gusht.
Drita me Bergonsin do të tentojë ta mbulojë boshllëkun që do ta lerë Drilon Musaj, i cili pritet të shkojë në Finlandë. /Telegrafi/