Drita ka arritur marrëveshje edhe me portierin ferizajas, Leutrim Rexhepi.
Skuadra gjilanase Drita ka vazhduar me përforcime.
Pas Kastriot Rexhës, Astrit Fazliut, Bujar Shabanit, Xhevdet Shabanit, Ardian Limanit e Fidan Gërbeshit , tashmë janë përforcuar në portë.
Pas pensionimit të Artan Latifit, në portë është angazhuar Leutrim Rexhepi.
Ai duhet të luftojë për një pozitë me Betimin Halimin. /Telegrafi/