Klubi gjilanas, Drita ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin me mesfushorin sulmues, Denys Kostyshyn.
Lideri i Superligës së Kosovës ka vazhduar me përforcime edhe pas nisjes së sezonit pranveror.
Bardhekaltrit kanë konfirmuar transferimin e Kostyshyn, i cili ka nënshkruar kontratë të vlefshme për një vit e gjysmë.
Është vet faqja zyrtare e Dritës, e cila ka treguar se lojtari vjen nga Superliga e Ukrainës, ku së fundmi ka luajtur te Oleksandriya.
Postimi pa ndërhyrje i Dritës
Denys Kostyshyn është përforcimi ynë më i ri
Kemi knaqësin të ju prezantojmë ardhjen tonë më të re ukrainasin, Denys Kostyshyn.
Denys vjen nga Superliga e Ukrainës dhe do të jetë një alternativë shtesë për trajnerin, Zekirija Ramadani.
Denys është lojtar me tipare ofenzive dhe pozita e tij e preferuar është mesfushor ofenziv, por që mund të luaj edhe në krahë e fazës sulmuese.
Denys në kampionatin e Ukrainës ka qenë pjesë e ekipeve si Dnipro ku dhe është zhvilluar si futbollist.
Kolos Kovalivka dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Oleksandriya.
Kostyshyn ka nënshkruar kontratë me klubin tonë deri në qershor 2026.
Mirë se vjen Denys
/Telegrafi/