Klubi gjilanas, Drita ka zyrtarizuar transferimin e lojtarit të talentuar, Drilon Islami.
Drita ka vazhduar me prezantime të transferimeve të reja për të tretën ditë me radhës.
I fundit është ferizajasi Drilon Islami, i cili është zyrtarizuar sot (e shtunë) nga klubi gjilanas.
Islami është 19-vjeçari dhe vjen nga klubi i Ferizajt, ku luajti tek juniorët në sezonin e fundit.
19-vjeçari luan si mesfushorë, ndërsa shpeshherë luan edhe në pozitën e mbrojtësit.
Para Islamit, Drita ka zyrtarizuar edhe dyshen e Llapit, Ilir Blakçori dhe Hamdi Namani. /Telegrafi/