Drita ka vazhduar me përforcime, pasi ka zyrtarizuar edhe të katërt brenda 24 orëve të fundit.
Skuadra gjilanase tani ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin e krahut të majtë Blerton Sheji.
Anësori i talentuar i bashkohet Dritës nga skuadra shqiptare e Maqedonisë së Veriut, FC Shkupi, derisa më herët ka luajtur edhe për Strugën.
Njoftimi i plotë nga FC Drita:
Blerton Sheji nënshkruan me ne
Klubi jonë FC DRITA ju njofton që ka arritur marrëveshje për shërbimet e mbrojtësit të krahut të majtë Blerton Sheji.
Sheji vjen nga kampionati i Maqedonisë së Veriut ku për tre sezone ishte pjesë e FC Shkupit.
Para se të transferohej në Shkup, Blertoni ishte pjesë edhe e FC Struga TrimLum për dy sezone 2019/20 dhe 2020/21.
Blertoni do të jetë një përforcim shumë i rëndësishëm për ekipin. Blertoni ka nënshkruar kontratë tre vjeqare dhe do të jetë pjesë e klubit deri në qershor 2027.
Mirë se vjen Blerton. /Telegrafi/